Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama pritet të diskutojë me Grupin Parlamentar të enjten

Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Dy burime nga Grupi Parlamentar socialist i thanë gazetari të Top Channel Muhamed Veliu se deputetët janë njoftuar për të marrë pjesë në mbledhje të Enjten ora 11.

Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje pohojnë të njëjtat burime është Pallati Brigadave.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Top Channel mësoi se nga diskutimet e mëtejshme të anëtarëve socialistë në Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit lanë të kuptohet se mjafton masa e pezullimit e cila po zbatohet prej zonjës Balluku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top