Frikë nga “mallkimi Kardashian”? Vendimi i prerë i Chalamet

Marrëdhënia mes Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner ka shënuar tre vite së bashku, duke u kthyer në një nga romancat më të komentuara të showbiz-it. Por ndërsa aktori po shijon suksesin në karrierë dhe stabilitetin në jetën private, burime pranë tij thonë se ai ka vendosur kufij të prerë kur bëhet fjalë për ekspozimin mediatik.

Sipas raportimeve, Chalamet e ka bërë të qartë se është në një lidhje me Kylie-n, por nuk dëshiron të bëhet pjesë e “markës Kardashian”. Konkretisht, ai thuhet se ka refuzuar çdo mundësi për t’u shfaqur në reality show-n The Kardashians.

Gjatë ceremonive prestigjioze si Golden Globe Awards dhe Critics’ Choice Awards, aktori surprizoi fansat duke folur hapur për partneren e tij. Teksa pranoi çmimin për rolin në “Marty Supreme”, ai e quajti Kylie-n “partneren time prej tre vitesh”, duke i dedikuar një falënderim publik që u bë menjëherë viral.

Megjithatë, sipas burimeve, kjo hapje është e kontrolluar dhe e menduar mirë. Chalamet është i gatshëm të ndajë momente në tapetin e kuq, por jo të bëhet pjesë e kamerave të reality show-t.

Një tjetër detaj që përmendet është frika e aktorit nga i ashtuquajturi “mallkimi Kardashian” – ideja se shumë meshkuj që janë lidhur me familjen kanë përfunduar në situata të vështira personale apo profesionale.

Burime pranë çiftit thonë se Chalamet dëshiron një marrëdhënie larg dramave televizive dhe ndërhyrjeve familjare, duke i kërkuar Kylie-t që jeta e tyre private të mbetet sa më e mbrojtur.

Disa analistë të industrisë mendojnë se përmendja e Kylie-t në fjalimet e tij gjatë sezonit të çmimeve, përfshirë garën për Academy Awards, mund të jetë edhe një lëvizje strategjike për të qëndruar në qendër të vëmendjes mediatike – por pa u përfshirë drejtpërdrejt në universin televiziv të Kardashianëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top