Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës

Pas inaugurimit më 19 shkurt në Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare të internetit. Në të janë publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojnë Kosova e Shqipëria si anëtare.

Konkretisht shtetet anëtare janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Në Kartën e Bordit, renditen të gjitha parimet dhe synimet e tij.

“Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të shëndosha dhe guxim për të lënë pas qasje dhe institucione që shpesh kanë dështuar; Duke njohur se paqja e qëndrueshme mbillet kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre; Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm dhe i orientuar nga rezultatet, i bazuar në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqen në vende ku ajo ka qenë për një kohë të gjatë e paarritshme; Duke u pikëlluar që shumë qasje për ndërtimin e paqes nxisin varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën, në vend që të udhëheqin njerëzit përtej saj; Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar më të shpejtë dhe efektiv për ndërtimin e paqes; dhe duke vendosur të formohet një koalicion shtetesh të gatshme, të përkushtuara për bashkëpunim praktik dhe veprim efektiv, të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, palët miratojnë Kartën e Bordit të Paqes”, thuhet në deklaratë.
Në faqe është vendosur edhe thënia e Trump për Bordin: “Ky Bord ka mundësinë të jetë një prej organeve më veprues të krijuar ndonjëherë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top