Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlora, ku ishte sëbashku me ministren Mirela Kumbaro dhe disa investitorë.

Kryeministri krahas vizitës ka kryer edhe disa inspektime në Vlorë, ku është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit.

Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum. Ndërkohë para se të shkonte në Vlorë, Rama kreu një vizitë me helikopter edhe në Korçë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top