Këshilli i Imuniteteve për Ballukun/ Bardhi kërkon transmetim live në televizione

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku. “Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- është shprehur Bardhi që ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjekë atë. Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për të ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet të jetë e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndajë me Këshillin një të dhënë që përbën sekret hetimor, të vendoset që dhënia e atij informacioni të bëhet me dyer të mbyllura.

“Në parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje” – mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top