Osmani tregon sekondat pranë Trump: Folëm për liderët e UÇK-së në Hagë dhe Serbinë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se në takimin mes saj dhe presidentit amerikan Donald Trump, është diskutuar për çështjen 4 liderëve të UÇK-së, për të cilët Gjykata Speciale e Hagës ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin dhe çështjen e tensioneve me Serbinë.

Osmani u shpreh e rezervuar dhe nuk dha shumë detaje mbi atë çfarë kanë diskutuar me Trump, por tha se ajo dhe kryeministri Edi Rama do të flasin më në detaje kur të jetë momenti rreth kësaj çështje.

Në një intervistë për Klan Kosova, presidentja Osmani u pyet nëse ka folur me Trump për çështjen e Hashim Thaçit në Hagë dhe për Serbinë dhe pohoi se është diskutuar për këto tema.

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci të fuqishme.

Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, ka thënë ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top