Për javë të tëra u duk se zona e katërshes kishte pronar, me hipotekë madje. Vllaznia, Egnatia, Elbasani e Dinamo po bënin një garë mes tyre, për renditjen në katër vendet e para, të pashqetësuar nga askush tjetër që vinte pas. Teuta nuk fitonte prej një jete, të tjerët ishin dhe janë shumë të zënë me llogaritë e mbijetesës, po i nënvleftësuari ishte Partizani, pavarësisht se Kërnaja ishte i vetmi që vazhdonte të pretendonte një vend në Final 4 për skuadrën e tij.
Bindja i ka dhënë të drejtë teknikut të të kuqve, që me përforcimet e janarit ka rritur performancën e kulmuar me javën e fundit, ku hodhi një hap drejt gjysmëfinales së Kupës me fitoren 0-1 në Elbasan dhe pastaj triumfin në derbin e kryeqytetit me Tiranën. Fitorja 2-0 e dytë radhazi në derbin me bardheblutë nuk ishte vetëm dominim për qytetin në derbin më të ndjerë të vendit, por edhe një konfirmim i rritjes së nivelit që e ka sjellë Partizanin vetëm 3 pikë larg vendit të katërt.
Dinamo nuk po bind në këto kohë, dhe rikthimi i lojtarëve të dëmtuar si Aliji, Beqja, Neziri e Qefalija kanë bërë teknikun Daja të shpresojë ndryshimin e trendit, edhe pse ndalesa me Flamurtarin ishte sinjal i një mekanizmi që po vuan të funksionojë. Pikërisht format e ndryshme që po kalojnë dy skuadrat në spondet e ndryshme të kryeqytetit dhe distanca e ngushtë që i ndan, e bën garën të ethshme, duke filluar nga transferta e bluve në Rrogozhinë me Egnatian dhe ajo në Vlorë me Flamurtarin për të kuqtë, që mund të rezervojë ndryshime thelbësore në renditje, që në javën e 25 të Abissnet Superiores.
Java 2️⃣4️⃣
📄 Rezultatet dhe renditja e Abissnet Superiore ✅ pic.twitter.com/hj23kbyfnA
— FSHF (@FSHForg) February 15, 2026
“Abissnet Superiore”, java 25
Egnatia – Dinamo City, 20.02.2026 19:00 Stadiumi “Arena Egnatia”
AF Elbasani – FK Vora, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “KF Vora”
Bylis – Vllaznia, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”
Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”
Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”