Parlamenti votoi katër nga pesë propozimet e Këshillin Mbikëqyrës të BSh-së

Parlamenti ka votuar katër nga pesë propozimet e ardhura për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke shtyrë votimin për një nga kandidatët.

Me votim të fshehtë është votuar kandidatura e ish-deputetit të PD-së, Selami Xhepa si anëtar i këtij Këshilli me 74 vota pro dhe 16 kundër.
Ndonëse votimi ka qenë i fshehtë, numrat janë thuajse të njëjtë me ato të votimeve të hapura të zhvilluara gjatë seancës, çka nënkupton se deputetët e PD-së, nuk e kanë votuar emrin e ish-këshilltarit të Berishës.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka marrë 72 vota pro, 1 abstenim dhe 19 kundër. Edhe në këtë votim, socialistëve duket se u kanë rrjedhur 3 vota, pasi në votimet e hapura të projektligjeve kishin 75 deputetë në Parlament.

Votimi është shtyrë për Matilda Shehun, ndërsa ish-ministri Ervin Mete ka marrë 74 vota pro, 0 abstenim dhe 17 kundër.
Socialistët kanë votuar gjithashtu me 73 vota pro Jonida Shehun, ndërsa 18 deputetë kanë votuar kundër.

Votimi

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”- Selami Xhepa
Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 16 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”- Holta Zaçaj
Votimi: 72 pro, 1 abstenim, 19 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”- Matilda Shehu (shtyhet votimi)

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”- Ervin Mete
Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 17 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”- Jonida Prifti
Votimi: 73 pro, 0 abstenim, 18 kundër

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top