Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Më të theksuara ato janë në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.