Katër ish-krerët e UÇK-së flasin sot në Hagë, dita e fundit e deklaratave

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës vijon këtë të mërkurë me një nga momentet më të rëndësishme, paraqitjen e deklaratave përmbyllëse.

Në seancën e sotme do të flasin përfaqësuesi i viktimave, mbrojtja dhe më pas vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Pas pushimit të drekës, secili prej tyre do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime prej 20 minutash.

Në seancën përmbyllëse pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca.

Në seancën e fundit, pas deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues dhe prokuroria drejtuan pyetje shtesë ndaj palëve. Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin e katër ish-krerëve me nga 45 vite burg secilit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top