Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF: nga 11 fituan 10, dy ishin tërhequr

Një tjetër pikë e rëndësishme në rendin e ditës në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ishte zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Nga votat e delegatëve, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme janë Anila Basha (47 vota pro), Armando Cungu (43 vota pro), Blendi Fevziu (40 vota pro), Edmond Hasanbelli (44 vota pro), Envi Hicka (38 vota pro), Erind Resuli (42 vota pro), Geri Çipi (41 vota pro), Gjergji Petro (27 vota pro), Lutfi Nuriu (43 vota pro) dhe Pano Xhixho (33 vota pro).

Para nisjes së procesit, Komisioni i Verifikimit deklaroi se për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv ishin propozuar 13 kandidatë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Më pas, Komisioni i Verifikimit shtoi se dy kandidatë janë tërhequr nga gara Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj.

Në fletën e votimit për kandidatët meshkuj ishin 10 kandidatë për 9 vende vakante, ndërsa në fletën për kandidaten grua ishte vetëm një emër. Të gjithë delegatët e Asamblesë u thirrën individualisht për të ushtruar të drejtën e votës, ndërsa Komisioni i Verifikimit shpjegoi rregulloren dhe procedurat, duke bërë që procesi të zhvillohej në mënyrë të rregullt dhe të suksesshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top