Aksi Burrel- Skurraj probleme me rrëshqitje gurësh dhe inertesh nga moti i keq

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel–Skuraj, duke u përqendruar kryesisht në sektorin C dhe zonën e Shkopetit. Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës dhe Maqedonia e Veriut drejt bregdetit dhe veriut të vendit.

Përveç bllokimit të rrugës, segmenti mbetet tejet problematik për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore, gjë që shton rrezikun e rënies së mjeteve në liqenin e Shkopetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ulin shpejtësinë gjatë kalimit në këtë aks.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top