Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen duke shkaktuar shembje të mëdha dherash. Kjo rrugë është e bllokuar totalisht për qarkullimin e automjeteve mbrëmjen e kaluar si pasojë e shembjes së një masivi dheu e pemësh. Një masiv i madh dheu ka rënë mbi rrugë në vendin e quajtur “Sukbull” ku ka bllokuar gjithë karrexhatën.
Shumë automjete që po lëviznin drejt Burrelit apo Rrëshenit janë kthyer mbrapsht pasi rruga është e pakalueshme.