Marco Rubio bën ndalesën e fundit, takohet me Orban në prag të sondazheve zgjedhore

Kryeministri hungarez Viktor Orban përballet me zgjedhjet e prillit dhe kritika nga BE-ja për kontroll mbi median, gjyqësorin dhe minoritetet, ndërsa ruan marrëdhënie të ngushta me Vladimir Putin. Vizita e Rubios synon të dërgojë një mesazh diplomatik dhe të forcojë lidhjet me liderët nacionalistë pro-Trump, duke përfshirë bisedime mbi energjinë dhe partneritetin me Europën.

Vizita e Marco Rubio ishte etapa e fundit e një turi të vrullshëm në Europë, gjatë të cilit ai mori pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe vizitoi një tjetër aleat të djathtë, kryeministrin sllovak Robert Fico.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka fshehur vlerësimin e tij të lartë për Viktor Orban, duke thënë në një postim në rrjetet sociale të premten se kryeministri kishte arritur rezultate “fenomenale” në Hungari.

Por Orban përballet me një sfidë serioze në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit në Hungari. Sondazhet sugjerojnë se partia e tij Fidesz është pas liderit të opozitës Peter Magyar dhe lëvizjes së tij TISZA.

Në një fjalim të shtunën, Orban këmbënguli se do të vazhdojë luftën e tij kundër “organizatave pseudo-civile, gazetarëve të blerë, gjyqtarëve, politikanëve”, një retorikë jo shumë ndryshe nga ato që preferon Trump.

Ai sulmoi gjithashtu “makinerinë shtypëse të Brukselit”, një tjetër thumbim ndaj udhëheqjes së Bashkimit Europian, me të cilën ka qenë prej kohësh në konflikt për një sërë çështjesh.

Orban është nën kritika nga drejtuesit e BE-së për atë që ata e konsiderojnë si heshtje të zërave kritikë në gjyqësor, akademi, media dhe shoqëri civile. Ata gjithashtu e akuzojnë për presion ndaj minoriteteve.

Tensionet me BE-në shtohen edhe nga marrëdhënia e ngushtë që ai ka ruajtur me presidentin rus Vladimir Putin, një tjetër element që e ka të përbashkët me Trump.

Ton pajtues
Rubio mbërriti në Budapest të dielën në mbrëmje dhe pritej të zhvillonte bisedime me Orban të hënën në mëngjes përpara se të kthehej në Uashington.

Vendimi për të vizituar Ficon dhe Orbanin, dy liderë nacionalistë të afërt si me Trump ashtu edhe me Putinin, dhe jashtë konsensusit të BE-së, dërgon një mesazh të qartë diplomatik.

Në fjalimin e tij të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rubio i bëri thirrje uvropës t’i bashkohej Trumpit në luftën për të mbrojtur qytetërimin perëndimor nga kërcënimi i emigracionit masiv.

Megjithatë, ai u përpoq gjithashtu të qetësonte liderët evropianë lidhur me qëndrimin e SHBA-ve për NATO-n dhe për Groenlandën.

“Ne duam të jemi partnerët tuaj. Ne duam të punojmë me Europën. Ne duam të punojmë me aleatët tanë”, tha Rubio.

Orban është një nga disa liderë që kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt Uashingtonit javën e ardhshme për mbledhjen inauguruese të “Bordit të Paqes” të Trumpitn të cilin kritikët e shohin si një instrument për të minuar Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Orban u bë hero për shumë mbështetës të Trumpit për qëndrimin e tij armiqësor ndaj migracionit gjatë krizës së refugjatëve sirianë një dekadë më parë. Ai ka bërë disa vizita në resortin Mar-a-Lago në Florida.

Energjia do të jetë gjithashtu në axhendën e bisedimeve të së hënës, ashtu siç ishte edhe në Sllovaki.

Kur Orban vizitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, Trump i dha Hungarisë një përjashtim nga sanksionet e vendosura ndaj importeve ruse të naftës dhe gazit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top