Atentati i Rinasit me dy viktima, prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen për kompetencë SPAK, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, teksa prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është struktura e posaçme.
Tek atentati që u regjistrua tek rrethrrotullimi i Rinasit humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri.