Formimi i qeverisë/ Amerikanët ëmbëlsojnë gjuhën ndaj Kosovës

Ambasada e SHBA në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Në një njoftim në rrjete sociale, ambasada thotë se SHBA pret që të punojë e qeverinë e re në prioritetet e përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe përparimin ekonomik të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Seanca për konstituimin e Kuvendit u mbajt pasditen e së mërkurës, 11 shkurt, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetare u zgjodh Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu dje u mbajt edhe seanca për formimin e qeverisë së re, ku kryeministri Albin Kurti prezantoi kabinetin me 19 ministri, i cili u votua me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë që Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas krizës politike që nisi pas procesit zgjedhor të shkurtit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top