Berisha: I mbetet sovranit të thotë fjalën e tij për imunitetin e Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mazhoranca është trembur nga protesta që opozita do të mbajë më 20 shkurt. Jashtë parlamentit, ai tha për mediat se kuvendi është shndërruar në strofull të hajduteve.

Berisha sulmoi qeverinë Rama për vjedhje dhe skandale, ndërsa akuzoi Kuvendin se është kthyer në mburojë për Ballukun.

Sipas Berishës, parlamenti po mbron vjedhjet e Belinda Ballukut, Edi Ramës dhe ministrave të tjerë. Kryedemokrati deklaroi se i takon sovranit që të vendosë për imunitetin e Belinda Ballukut, pas parlamenti nuk po ia heq.

“Ky parlament është në dhunim të kushtetutës sepse është shndërruar në strofull të hajduteve shtetërore. Po bën mburojë për vjedhjet e Ramës, Lubi Ballukut dhe ministrave të tjerë. U mbetet sovranit të thonë fjalën e tyre për imunitetin e Ballukut, Ramës dhe hajdutëve të tjerë që kanë borxhe miliarda euro të vjedhura.

Unë i bëj thirrje qytetarëve që 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i shqiptarëve. Pas dështimit në gjykatë kushtetuese Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mbrojë të krimeve të shëmtuara”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top