Nis procesi ndaj Arben Ahmetajt, GJKKO pranon dëshmi me audio nga ish-zv.kryeministri

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që ky i fundit të japë shpjegime nëse jep pëlqimin, në gjyqin për dosjen Buka. Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës.

Në seancën e kësaj të mërkure prokurori i çështjes Elvin Gogaj paraqiti kërkesat për provat shkresore dhe ato me dëshmitarë. Ai tha se prokuroria e akuzon Ahmetajn se e ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate megjithëse ishte ne dijeni.

Në seancën e radhës u thirr për të dëshmuar biznesmeni Lirim Fezollari, i cili ka përfituar nga privatizimi ndërsa në listë është edhe familja Myderizi si dhe ish-ministri Financave Shkëlqim Cani.

Ndërsa në 24 shkurt ora 14:00 do të mbahet procesi i radhës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top