PAMJET/ Një lëkundje e fortë tërmeti godet Prizrenin

Një lëkundje e fortë tërmeti shkundi rajonin e Prizrenit në Kosovë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundja ka ndodhur në orën 22:05.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet 6 ballë të Merkalit. Thellësia e goditjes ka qenë 5 km ndërsa epiqendra 23 km Lindje të Prizrenit pranë Shtërpcës.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë jashtë. Deri tani nuk flitet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në banesa.

Ky tërmet dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë. ©LAPSI.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top