Donnarumma duartrokitet nga tifozët e Liverpool, por nuk i përgjigjet: nuk di arsyen

Gigio Donnarumma është “portieri më i mirë në botë” sipas Erling Haaland dhe me siguri edhe Pep Guardiola nuk mund të mos jetë dakord me bomberin e tij, sidomos pasi ka asistuar drejtpërdrejt në pritjen monstruoze të numrit një të Manchester City në minutat shtesë në superndeshjen kundër Liverpool: goditja e Mac Allister dukej e destinuar në trekëndësh me pasojë 2-2, por ish-portieri i Milan u shfaq me një ndërhyrje të jashtëzakonshme, që në fakt vlen dy pikë dhe shkëputjen e mëtejshme në renditje të City ndaj Reds (50 pikë kundrejt 39, respektivisht të dytët dhe të gjashtët).

Donnarumma nuk e ‘njeh’ gjestin e Kop, nuk kthen duartrokitjet: pastaj vërshëllehet
I jashtëzakonshëm në ndeshje Gigio, më pak i përgatitur për historinë e futbollit në tempullin e Anfield. Është bërë viral një video ku shihen tifozët e Kop, zemra rrahëse e tifozërisë së Liverpool, që duartrokasin Donnarumma përpara fillimit të pjesës së dytë kur ai merr pozicion mes shtyllave poshtë tyre. Një gjest që portieri i kombëtares nuk e kthen, sepse nuk e ‘njeh’. Gigio thjesht vendos në tokë pas vijës fundore peshqirin dhe shishen e ujit dhe më pas kthehet nga fusha duke injoruar plotësisht përshëndetjen e ngrohtë ndaj tij.

Në atë moment, duartrokitjet shndërrohen në vërshëllima të forta për Donnarumma, i cili me shumë gjasa do të jetë pyetur se çfarë po ndodhte. Ka ndodhur që ai nuk e njihte historinë, konkretisht një traditë që daton prej shumë dekadash. Tradita e konsoliduar dhe unike e tifozëve të Kop për të duartrokitur portierët kundërshtarë kur pozicionohen përpara tribunës së tyre. Bëhet fjalë për një gjest respekti të zakonshëm që ndodh pothuajse gjithmonë, përveç situatave të veçanta si rivalitete të ashpra ose episode të diskutueshme nga e kaluara. Konsiderohet një karakteristikë dalluese e Anfield, e njohur nga portierë, ish-lojtarë, media dhe publiku.

Pse tifozët e Liverpool duartrokasin portierët kundërshtarë: legjenda e Gordon Banks
Tradita daton në fund të viteve ’60, pas Botërorit të vitit 1966 të fituar nga Anglia. Portieri Gordon Banks kishte qenë një nga protagonistët e atij triumfi dhe luante me Leicester. Dhe kështu, kur Leicester luajti në Anfield pak më pas, tifozët e Liverpool e duartrokitën me ngrohtësi si njohje për paraqitjet e tij me kombëtaren e Tre Luanëve.

Prej aty lindi zakoni për të treguar respekt ndaj portierëve kundërshtarë në përgjithësi dhe është trashëguar për dekada. Deri sa u arrit te Liverpool-City e së dielës së kaluar dhe te duartrokitjet për Donnarumma, i cili për Banks, Anglinë e ’66 dhe traditën e Kop nuk mund të dinte më pak…

@stevieburke1_ Will Donnarumma Acknowledge The KOP? #liverpoolfc #donnarumma🇮🇹⚡ #lfc #liverpoolfan ♬ original sound – Stephen Burke

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top