Me 5 golat e shënuar ndaj Sassuolo, Inter arrin në kuotën e 80 golave gjithsej në sezon, një numër mbresëlënës. Duke mbetur vetëm te Serie A, zikaltërit megjithatë nuk janë skuadra që ka shënuar më shumë në 5 kampionatet kryesore europiane.
Plot 57 gola, më mirë se Real Madrid dhe Manchester City, për të përmendur dy skuadra të mësuara të shënojnë shumë, por jo mjaftueshëm për të shkuar përtej shkallës më të ulët të podiumit.
Diferenca me Juventus, sulmi i dytë më i mirë i Serie A, është gjithsesi mbresëlënëse: plot 16 gola diferencë, 57 me 41. Vetëm në Gjermani, në Bundesliga, diferenca është edhe më e madhe me Borussia Dortmund që mbetet 36 gola pas kampionëve në fuqi, me 43 kundrejt 79 të Bayern Munich.
Shumë i mirë edhe treguesi i Inter lidhur me portën e paprekur: askush, në 5 kampionatet kryesore europiane, nuk ka fituar 13 ndeshje duke mbajtur portën të paprekur; i dyti është Arsenal me 11.
Account: pic.twitter.com/wOpeuoHdFY
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) February 9, 2026