Rama refuzon sërish autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e Ballukut

Kryeministri Rama ka vendosur t’ia refuzojë SPAK-ut autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut. E ka bërë të qartë këtë në një mesazh pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku thotë se “nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit” të Belinda Ballukut nga detyra.

Me pak fjalë, Kuvendi do të vazhdojë ta zvarrisë kërkesën e SPAK akoma më tej, edhe pse më herët, Rama kishte vënë si afat marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Qëllimi mbetet i njëjti: që kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut të rrëzohet përmes djegies së afatit prej 3 muajsh që parashikon rregullorja e Kuvendit dhe që përmbushet në datën 16 mars.

Preteksti i radhës që ka gjetur kryeministri Rama për të shtyrë votimin për autorizimin e SPAK për arrestimin e Ballukut është një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale ku do të sanksionohet se një antar qeverie nuk mund të pezullohet nga gjykata.

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga “sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton” shkruan kryeministri në statusin e tij në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Ramës më poshtë:

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top