Aksidente me dhjetëra viktima, makinistët në Spanjë grevë tre ditore për sigurinë

Shoferët e trenave në Spanjë do të hyjnë të hënën në një grevë treditore mbarëkombëtare, duke protestuar kundër mungesës së garancive të sigurisë në rrjetin hekurudhor. Greva vjen pas dy aksidenteve të rënda në janar: një përplasje fatale në Adamuz, ku humbën jetën 46 persona, dhe një tjetër pranë Barcelonës, ku u vra një makinist treni dhe dhjetëra pasagjerë u plagosën.

Ngjarjet kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e sistemit hekurudhor spanjoll dhe kanë shkaktuar kaos për udhëtarët. Sindikata e makinistëve të trenave Semaf kërkon më shumë staf, investime dhe mirëmbajtje, duke paralajmëruar për përkeqësim të vazhdueshëm të infrastrukturës. Kontrollet pas aksidenteve zbuluan defekte teknike dhe probleme serioze mirëmbajtjeje në disa segmente të rrjetit.

Kryeministri Pedro Sánchez pritet të raportojë këtë javë në parlament mbi dështimet e evidentuara në sistemin hekurudhor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top