Moti për sot, vranësira mesatare dhe të dendura

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme me kthjellime.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën qendrore, reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë herë pas here me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në zonën qendrore priten reshje shiu lokalisht deri mesatare, kryesisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj do të arrijë deri në 12 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 2–4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top