Inter sistemon edhe Torinon: Bonny e Diouf çojnë zikaltrit në gjysmëfinale të Kupës

Inter kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë Frecciarossa 2025/26. Zikaltrit mposhtin 2-1 Torinon në stadiumin “Brianteo” të Monzës, impiant që priti ndeshjen për shkak të mosdisponueshmërisë së “San Siros” për shkak të Lojërave Olimpike Milano-Cortina. Zikaltrit dhe granatat u përballën sërish në Kupën e Italisë për herë të parë që nga viti 1991, me teknikun Chivu që zgjedh një rotacion të fortë: Martinez merr vendin e Sommer në portë, ndërsa mesfushori i vitit 2004 Issiaka Kamate bën debutimin e tij, ku regjistrohet edhe titullarizimi i parë për 2007-shin Matteo Cocchi (i cili kishte debutuar tashmë sezonin e kaluar në Champions League falë Simone Inzaghi).

Që nga minuta e parë luan edhe Diouf, ndërsa Baroni hedh menjëherë në fushë katër blerje të merkatos së dimrit si Obrador, Prati, Marianucci dhe Kulenovic, në krah të Njie: mungon Adams, i ndalur nga një problem muskulor. Rasti i parë i ndeshjes vjen në minutën e 20’, kur Carlos Augusto godet traversën me një të majtë të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa në minutën e 35’ vjen goli i avantazhit 1-0: Kamate bën një veprim të shkëlqyer në të djathtë, pasuar nga një kros perfekt për Bonny-n, i cili shënon me kokë.

 

Zikaltrit rikthehen të rrezikshëm në fillim të pjesës së dytë, duke dyfishuar në minutën e 48’: Thuram futet në zonë nga e djathta dhe shpërblen vrapimin e Diouf me një asist “no-look”, që bashkëkombësi e shndërron në golin e 2-0. Torino nuk dorëzohet dhe në minutën e 57’ ngushton menjëherë diferencën: Kulenovic i paraprin daljes së Martinez, i tradhtuar edhe nga një devijim i lehtë i Carlos Augustos në krosimin e Pedersen. Granatat rifitojnë besimin dhe shënojnë sërish me Prati në minutën e 74’, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Inter fiton kështu 2-1 dhe fluturon në gjysmëfinale: sfida e radhës në Kupën e Italisë për skuadrën e rumunit Chivu do të jetë kundër fitueses së Napoli–Como, çerekfinale e planifikuar për më 10 shkurt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top