Pas disa ditësh protestash në zonën e Rrjolit në Velipojë, banorët kanë dalë sërish sot në protestë. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një resorti luksoz në këtë zonë. Rreth 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve.
Protesta po zhvillohet sot përpara Prokurorisë së Posaçme. Një ditë më parë, banorët deklaruan se leja e ndërtimit është firmosur nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.