Banorët e Porto Romanos në alarm: 2800 ton mbetje të rrezikshme ende pa zgjidhje!

Pas mbërritjes së rezultatit të analizave të kryera në një laborator të specializuar në Itali, se mostrat e marra nga 2800 tonët e mbetjeve industriale të kompanisë Kurum të depozituara këtu në Porto Romano të Durrësit janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, banorët e zonave përreth shprehen të shqetësuar për bashkëjetesën e rrezikshme me mbetjet, prej 15 muajsh.

Sipas analizave, mbetjet industriale kanë toksicitet të theksuar dhe pasoja afatgjata, veçanërisht për ekosistemet ujore. Megjithëse hetimet kanë identifikuar përgjegjësi penale, mbetet ende e paqartë se kush do të marrë përsipër asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme dhe ku do të asgjesohen.

Dosja “Kurum”/ Dhjetëra mijëra ton mbetje u zhdukën pa gjurmë në Elbasan

Prej rreth 15 muajsh, 2800 ton mbetje të rrezikshme vijojnë të qëndrojnë të depozituara në Porto Romano, ndërsa publikimi i analizave që i klasifikojnë ato si potencialisht kancerogjene ka ngritur alarmin tek banorët dhe ekspertët.

Ndërkohë, në dosjen hetimore ngrihen dyshime edhe për zhdukjen e sasive të tjera me mbetje të dyshimta në zonën e Elbasanit, duke shtuar indiciet për një skemë më të gjerë të menaxhimit të paligjshëm të mbetjeve industriale.

Policia e Durrësit njofton se deri më tani janë ekzekutuar 20 nga 33 masa sigurie, në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum, të cilat u kthyen në Shqipëri në vjeshtën e vitit 2024 nga Singapori, ndërsa kishin si destinacion Tajlandën.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të përgjegjësive penale, ndërsa fati i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme që ndodhen ende në Porto Romano mbetet pa zgjidhje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top