Human Rights Watch kritikon Italinë për politikat e imigracionit: Model represiv

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Italinë për shkak të kampit për emigrantët në Gjadër. Mediat italiane shkruajnë se sipas raportit të HRW-së, Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të imigracionit, i cili përfshin ndalimin e migrantëve në Shqipëri në pritje të deportimit dhe pengimin e operacioneve humanitare të shpëtimit në det.

“Italia ndoqi një model shtypës të kontrollit të imigracionit që përfshinte ndalimin e njerëzve në Shqipëri në pritje të deportimit dhe pengimin e shpëtimeve humanitare në det,” thuhet në raport.

Sipas raportit, autoritetet italiane gjithashtu kanë injoruar një urdhër arresti ndërkombëtar për një zyrtar libian, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për krime kundër njerëzimit. Human Rights Watch kritikon më tej edhe të ashtuquajturat masa të reja të sigurisë, duke theksuar se ato ngrenë shqetësime serioze në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shoqërimit.

“Përpjekjet e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare për të kufizuar me çdo kusht imigracionin në Bashkim kanë vazhduar të rezultojnë në rreziqe serioze dhe shkelje të të drejtave të njeriut,” vazhdon raporti.

Organizata shpreh gjithashtu alarm për raste të profilizimit racor nga policia, si dhe për dhunën ndaj grave. Raporti i bën thirrje qeverisë italiane të rishikojë politikat e saj në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Çfarë është HRW?

Raporti vjetor i Human Rights Watch është një dokument analitik që monitoron situatën e të drejtave të njeriut në mbi njëqind vende të botës. Ai publikohet çdo vit dhe bazohet në kërkime në terren, dëshmi të drejtpërdrejta, të dhëna të verifikuara dhe analiza ligjore. Raporti vlerëson sjelljen e qeverive dhe institucioneve, raporton shkeljet dhe trendet shqetësuese dhe ofron rekomandime për komunitetin ndërkombëtar. Ai konsiderohet si një nga burimet më autoritative në nivel global mbi të drejtat e njeriut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top