Debati për rritjen e pagave të gjyqatarëve/ Rama: Përpjeka e tyre e papranueshme

Kryeministri Edi Rama, u shpreh për rritjen e pagave të gjyqtarëve se, shoqata e këtyre të fundit po shfaqet si një parti politike me një gjuhë, gjë që ai e cilëson të papranueshme për atë cka ata përfaqësojnë. Sipas kryeministrit, iniciativa e tyre për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme.

Ai theksoi se, është hera e dytë që ka një përpjekje për t’i ‘mbyllur gojën’, ndërkohë ku ai shprehet se ai përfaqëson votën e shqiptarëve. Rama gjithashtu sfidoi shoqatën e gjyqatarëve duke u thënë të dalin në garë për platformën e tyre.

“Jam këtu në një komunikim sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i shoqatës së gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustifikueshme, e papranueshme dhe e pa gëlltitshme për t’ju imponuar parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për ti rritur pagat vetes gjyqtaret me gjyq. Këtë shqetësim publik unë e kam shprehur si palë në emër të një pale, një pale me të drejtën për të mbrojtur interesin e vet publik në gjykatë. Pra në emër të pushtetit ekzekutiv, por edhe si kryetar i shumicës parlamentare.
Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve në mbrojtje të interesi me të cilin jemi në gjyq, pra jemi palë. Befas shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër i cili thotë bilbili është i imi, topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier.

Ne nuk jemi në fushatë dhe nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Ajo që kjo shoqatë po kërkon është unikale në historinë e Evropës, nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjykatësve. E gjithë kjo tymnaje populuiste, po kush jeni ju që i jepni vetes të bëni përcaktime të tilla? Jeni parti politike? Regjistrohuni, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe bëni edhe ju luftën me etiketime dhe sharje.”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top