Shqipëria në top 5 vendet që ka kërkuar më shumë për dosjen Epstein

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një numër të madh dokumentesh hetimore lidhur me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë mbi një skandal që ka ndezur edhe një herë debatet globale për rrjetin e tij të kontakteve, mbrojtjet e mundshme dhe heshtjen e gjatë që e rrethoi këtë çështje.

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka bërë publike disa statistika të bazuara në kërkimet online të qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova, lidhur me dosjen Epstein.

Sipas tij, përmendja e emrit të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit të qytetarëve për këtë çështje, duke i shtyrë ata të kërkojnë më shumë informacion në internet.

Kallanxhi tha se, sa i përket kërkimeve për emrin Jeffrey Epstein, deri pasditen e djeshme Tirana renditej në vendin e parë për interesin më të lartë, ndërsa sot Shkodra ka kaluar në krye të listës.

“Unë kam nxjerrë disa statistika bazuar në kërkimet e shqiptarëve dhe të shqiptarëve të Kosovës. Përmendja e emrit të ish-presidentes Atifete Jahjaga i ka shtyrë ata të kërkojnë më shumë rreth kësaj çështjeje.

Për sa i përket kërkimeve për emrin Jeffrey Epstein, deri dje pasdite Tirana ishte në vend të parë, por sot Shkodra është qyteti që ka kërkuar më shumë. Pas saj renditen Tirana, Berati, Elbasani, Fieri dhe, në vend të fundit, është Lezha”, tha Kallanxhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top