Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.
Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit parashikohen reshje të dobëta shiu lokale. Gjatë ditës, kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët. Nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve. Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare në jug në pjesën e parë të ditës era hera-herës me shpejtësi deri 10m/s.