Fenerbahçe synon ta marrë Kante

Fenerbahçe po tenton një goditje të madhe në merkato dhe emri i fundit që po qarkullon është ai i N’Golo Kanté.

Mesfushori francez, aktualisht pjesë e Al-Ittihad në Arabinë Saudite, është shfaqur në radarët e klubit turk si një përforcim me peshë për fazën vendimtare të sezonit.

Sipas zërave nga Turqia, drejtuesit e Fenerbahçes po studiojnë mundësinë e një marrëveshjeje, qoftë në formë huazimi apo transferimi të përhershëm, duke shfrytëzuar gatishmërinë e lojtarit për t’u rikthyer në futbollin evropian.

Kanté, kampion bote me Francën dhe ish-yll i Chelsea-t e Leicester-it, mbetet një profil me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe ndikim të menjëhershëm në mesfushë.

Operacioni nuk pritet të jetë i lehtë, sidomos për shkak të aspektit financiar, por Fenerbahçe po synon një lëvizje që do të rrisë ndjeshëm ambiciet e skuadrës si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse kjo pistë do të konkretizohet apo do të mbetet vetëm në fazën e interesimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top