Berisha denoncon: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, i ka shkuar në zyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pasi daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë komentoi vendimin e KLGJ, që nuk pranoi të shqyrtonte çështjen e Irena Gjokës.

Berisha teksa i lexoi me emra anëtarët e KLGJ që votuan të mos pranojnë kërkesën për nisjen e procedurave për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, i konsideroi ata më kriminelë sesa Irena Gjoka.

“KLGJ me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelian Koça, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij Ilir Rusi, me 6 vota vendosën mos pranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka. Këta janë me kriminelë se vetë Irena, këta janë turpi i zyrtarit. Janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Po ashtu ai denoncoi se Irena Gjoka është e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, ku sipas tij ajo ka hyrë e ka dalë në zyrën e tij.

“Sa për dijeni Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përvecse këshilltare e Ergys Agasit. Besoj i keni parë videot në dosjet e Ergys Agasit, sesi serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Gjithashtu, Berisha tregoi për gazetarët se çfarë pa kur u fut në zyrat e SPAK për të firmosur “detyrimin e paraqitjes”:

“Aty ishte Altin Troplini, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Docin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra. Si avokat i tyre po i bënte shpjegim për çështje. Ndodhej ish-xhelati Arben Kraja që po numëronte para me Oltion Bistrin. Aty ishin të dy. Këto pashë unë sot”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top