Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se gjendja e rrugëve drejt pikave të kalimit kufitar është përgjithësisht e mirë dhe e kalueshme. Në shumicën e akseve kryesore nuk ka borë, akull apo pengesa që vështirësojnë qarkullimin. Rrugët Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë Morinë, Gjakovë–Qafë Prushit, Gjilan–Dheu i Bardhë, Kaçanik–Hani i Elezit, Podujevë–Merdarë dhe Prizren–Vërmicë janë të hapura dhe pa probleme.
Megjithatë, në disa segmente kërkohet kujdes i shtuar. Në rrugën Pejë–Kullë është raportuar prani e borës dhe mjegullës, ndërsa në aksin Prishtinë–Mutivodë ka borë dhe akull. Policia e Kosovës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.