Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve. Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top