Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Nëpërmjet një postimi në facebook, Kurti bën me dije se gjatë bisedës telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.
“Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar”, shkroi Albin Kurti.