Berisha: Fermeri që foli dje kundër Ramës, foli në emër të të gjithë shqiptarëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se fermeri që ngriti zërin në Divjakë kundër Edi Ramës shprehu jo vetëm shqetësimin e fermerëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Lideri i opozitës theksoi se ky përkeqësim i kushteve për fermerët nuk është vetëm një problem sektorial, por një pasojë e politikave të dështuara të qeverisë, që ka çuar në recesionin e prodhimit bujqësor dhe rritjen e çmimeve.

PJESË NGA BISEDA:

Zoti Berisha, dje në Divjakë, fermeri që foli u injorua nga Rama, si e komentoni këtë situatë?

Sali Berisha: Së pari, fermeri që foli, foli me guxim në emër të gjithë fermerëve shqiptarë. Por e vërteta, jo vetëm të fermerëve, por në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë sepse foli në emër të fermerëve sepse fermerët shqiptarë janë në kushte falimentimi sepse ka dy vite që prodhimi bujqësor është në rënie, në recesion.

Foli në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë, sepse rënia e prodhimit bujqësor ka rritur çmimet në Shqipëri, i ka bërë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, vende që kanë rroga 5-7 herë më të larta se shqiptarët. Kurse përgjigjet e Edi Ramës qenë përgjigjet e një njeriu në panik, arrogant, i cili u përpoq të shpëtojë nga pyetjet e drejta me arrogancën e neveritshme të një njeriu në agoni politike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top