U shuan në aksident në Rumani/ Sot u jepet lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut

Sot u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

Siç raportojnë mediat e huaja, në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis.

Ndërsa në Selanik, në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou. Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të 20-vjeçarit të plagosur rëndë, nësohet se ai ende ndodhet i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë të spitalit “Papageorgiou” në Selanik, por jashtë rrezikut për jetën. Gjithshtu një tjetër i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njëjti spital ditën e djeshme, pasi shprehu dëshirën e fortë për të marrë pjesë në funeralet e shokëve të tij dhe për tu dhënë lamtumirën e fundit.

Po ashtu edhe një 20-vjeçari tjetër nga Rumania ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mjekët kanë theksuar se i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer. Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top