Çfarë pritet të ndodh?/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve në lidhje me shqyrtimin e projekt programin e projekt kalendarin e Kuvendit për muajin shkurt.

Bëhet fjalë për miratimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrative dhe Territoriale.

Komisioni ishte parashikuar të kishte 2 bashkëkryetarë, por bojkoti i opozitës solli reflektim të socialistëve, të cilët kërkojnë tashmë ndryshimin e përbërjes, me qëllim vijimin e punës në komision.
Socialistët kërkojnë ndryshimin e përbërjes, nga 16 anëtarë me 17 deputetë ku mazhoranca të kete shumicën.

Pra PS të ketë 9 deputetë, ndërkohë opozita 8 deputetë. Kërkesa thekson se kryetari do të jepë përfaqësues i PS ndërsa nënkryetari të jetë i opozitës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top