Autoritetet kolumbiane kanë gjetur avionin Beechcraft 1900 të kompanisë shtetërore Satena, i cili ishte zhdukur gjatë fluturimit rajonal mes qyteteve Cúcuta dhe Ocaña. Avioni që mbante 15 persona, përfshirë kongresmenin Diogenes Quintero, pati kontaktin e fundit me kontrollin e trafikut ajror menjëherë pas ngritjes. Kompania ajrore tha se në aeroplan ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit dhe 13 pasagjerë, përfshirë ligjvënësin kolumbian, Diogenes Quintero, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve për Catatumbo-n.
Një ekip shpëtimi u dërgua në vendin e rrëzimit për të vlerësuar gjendjen e pasagjerëve. Megjithatë, Ministria e Transportit e Kolumbisë lëshoi më vonë një deklaratë duke thënë se pasi avioni u gjet në vendngjarje, autoritetet me keqardhje konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar. Zyrtarët nuk mundën të përcaktonin shkakun e rrëzimit, por thanë se do të kishte një hetim. Një aeroplan me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian , u rrëzua të mërkurën në një rajon malor pranë kufirit me Venezuelën , duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, sipas autoriteteve në Bogota.
Kontakti me avionin humbi pak minuta pas ngritjes
Aeroplani, i operuar nga Satena, linja ajrore shtetërore, u ngrit nga qyteti kufitar kolumbian i Cucutës dhe ishte në rrugë për në Ocana. Presidenca e Kolumbisë tha në një deklaratë se kontakti me avionin u humb menjëherë pas ngritjes.
Kush ishte Diogjeni Quintero?
Quintero, 36 vjeç, ishte anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve për Catatumbo-n, tha Satena. Ai ishte një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut në rajonin e trazuar kufitar me Venezuelën dhe përshkruhej nga partia e tij si një udhëheqës i përkushtuar ndaj komunitetit të tij. “Më vjen thellësisht keq për këto vdekje. I gjithë solidariteti im për familjet e tyre.”, shkroi presidenti i majtë Gustavo Petro në X./DW