Moti i keq në Lezhë, ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrimin detar. Si pasojë e detit të trazuar, është ndaluar lundrimi i mjeteve të peshkimit, pasi përbën rrezik për lëvizjen dhe sigurinë e tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërkohë, nga moti i keq nuk raportohen problematika të tjera në territorin e qarkut Lezhë.

Kujtojmë se Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar se edhe qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu gjatë së enjtes. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.

IGJEO ka këshilluar për kujdes të shtuar, pasi reshjet dhe shtrëngatat mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe vërshime uji në zona urbane, sidomos në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top