Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, ndërsa ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.
Ish-ministri u arrestua me urdhër të SPAK më 4 korrik 2024 për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.
Ilir Beqaj akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën publike të titullarit të ministrisë.
Ai ka kërkuar disa herë lirinë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por është rrëzuar nga togat e zeza. Ish-ministri, i cili ka mohuar akuzat e SPAK, madje dy ditë pas vendosjes në pranga ofroi edhe garanci pasurore prej 50 mijë euro, por propozimi i tij nuk u pranua.
SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon. /BW