“U ndjeva shumë i parehatshëm” – akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Shoferi personal i Blake Lively ka deklaruar se u ndje “jashtëzakonisht i parehatshëm” gjatë takimit të tij të parë me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni, duke kërkuar madje që ndaj tij të bëhej një kontroll i së kaluarës.

Sipas një dëshmie të depozituar në kuadër të procesit gjyqësor, të siguruar nga Us Weekly, punonjësi i aktores, Kevin Alexander, pretendon se ka dëgjuar një bisedë “shqetësuese” mes Blake Lively dhe Justin Baldoni gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.

“Baldoni po fliste për marrëdhëniet e tij seksuale me gratë,” deklaroi Alexander, duke pretenduar se aktori kishte thënë se “ kishte ushtruar presion ndaj tyre”.

Alexander shtoi se sjellja e Baldonit i dukej krejtësisht e pazakontë për një takim të parë:
“Është shumë e çuditshme të takosh dikë për herë të parë dhe të flasë për gjëra të tilla në një makinë. Kjo është arsyeja pse më mbeti në mendje.”

Ai pretendon se biseda ishte aq shqetësuese, saqë i shpërqendroi vëmendjen nga drejtimi i automjetit, ndërsa në makinë ndodheshin Blake Lively, Justin Baldoni dhe një person tjetër.

“Sikur kthehej vazhdimisht te marrëdhëniet seksuale,” tha ai. “Edhe nëse gratë thoshin ‘jo’, ai rikthehej te e njëjta temë.”

Sipas dëshmisë, sapo arritën në zyrat e produksionit, Alexander i është drejtuar aktores duke i thënë se ndihej shumë i parehatshëm.
“I thashë Blake: ‘Diçka nuk shkon. Do të doja të bëhej një kontroll i së kaluarës së tij’,” ka deklaruar shoferi.

Në atë moment, Alexander nuk ishte në dijeni se Baldoni ishte edhe producent dhe regjisor i filmit, i cili është bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores Colleen Hoover.

Filmi “It Ends With Us” u publikua në gusht 2025 dhe menjëherë ndezi thashetheme për përplasje mes dy protagonistëve, pasi ata shmangën promovimet e përbashkëta. Në dhjetor 2024, Blake Lively e akuzoi Baldonin për ngacmim seksual dhe e paditi zyrtarisht një javë më vonë. Baldoni i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat.

Beteja ligjore mes tyre ka përfshirë edhe emra të tjerë të njohur të showbiz-it, përfshirë Taylor Swift dhe Ben Affleck, pas publikimit të mesazheve dhe emaileve private.

Gjykimi mes Blake Lively dhe Justin Baldoni pritet të nisë më 18 maj 2026.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top