Parashikimi/ Vranësira të dendura dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top