Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit do të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të ketë shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700