Kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj për shfuqëzimin e arrestit me burg do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Mësohet se trupa prej 8 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese vendosi sot të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Veliaj, pasi kolegji prej 3 gjyqtarësh nuk pati konsensus për këtë çështje.
Gjatë mbledhjes së Gjyqtarëve me shumicë votash është vendosur që çështja të kalojë në seancë plenare.