Konfindustria e kundërshton Ramën për vendosjen e fashës për energjinë elektrike

Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës, Konfindustria e ka kundërshtuar një nismë të tillë.Në reagimin zyrtar të bërë, thuhet se nuk mund të ketë nismë të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa pasur një analizë të thelluar profesionale mbi menaxhimin e deritanishëm të sistemit energjitik.

Konfindustria kundërshton cdo nismë qeveritare për rritjen e cmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjitik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjitike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e cmimit të energjisë.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keqmenaxhimi i sistemit energjitik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top