Pak minuta para nisjes së protestës, lideri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Partia Demokratike mban protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë këtë të shtunën. Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë. Nga aty, ai do të niset së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.

Disa orë para nisjes së protestës kombëtare, Berisha ka përcjellë një mesazh, duke u shprehur se sot do të jetë dita e guximit qytetar dhe “gjyqit” që do t’i bëhet qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta e opozitës, e dyta kombëtare pas asaj të mbajtur më 22 dhjetor, ka nisur në orën 17:00. PD ka intensifikuar protestat, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vartëses së tij, zëvendës kryeministres Belinda Balluku pas skandaleve që kanë përfshirë këtë të fundit, si edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top