Berisha: Sot është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë

Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij përmes një postimi në rrjetin social X.

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ditën e sotme si momentin kur, sipas tij, “populli opozitar” i bën gjyqin politik kryeministrit, të cilin e akuzon për lidhje me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sipas kryedemokratit, protesta përfaqëson një akt guximi qytetar dhe një përballje të drejtpërdrejtë me atë që ai e përshkruan si e keqja që ka mbërthyer Shqipërinë.

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top