Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, duke nisura nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike të këqija. Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Trageti i linjës Vlorës-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen datën 25.01.2026.